PSG gjen zëvendësuesin e Rabiot në Bundesligë

Paris Saint-Germain është pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e mesfushorit Julian Weigl nga Borussia Dortmund.

Kampionët e Francës janë të gatshëm për të paguar 25 milionë euro për 23-vjeçarin, kontrata e të cilit me verdhezinjtë përfundon më qershor të viti 2021.

Transferimi i Weigl në “Parc de Princes” do të zëvendësonte Adrien Rabiot, i cili është pranë largimit, ndërsa trajneri Tuchel e ka lënë atë jashtë skuadrës, pasi francezi nuk pranoi të nënshkruante rinovimin e kontratës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here