Surprizë nga Anglia: Balotelli rikthehet në Premier League

Mario Balotelli është pranë rikthimit në Premier League.

Për sulmuesin italian është interesuar sot skuadra e West Ham, që kërkon një lojtar me përvojë, duke parë se mund të largohet Marko Arnautovic (ka oferta nga Kina).

Balotelli është pranë divorcit me skuadrën franceze të Nisa, ku ndodhet prej vitit 2016 dhe ky transferim i tij në kampionatin anglez mund të mbyllet që në merkaton e janarit.

Trajneri Manuel Pellegrini ka kërkuar informacione për lojtarin, që ka si pengesën kryesore në këtë transferim pagën e lartë prej 5 milionë eurosh.

Balotelli ka më shumë se një muaj që nuk zhvillon një ndeshje zyrtare (që prej 4 dhjetorit) me skuadrën e Nisa. Kohët e fundit, për sulmuesin 28-vjeçar, janë interesuar shumë skuadra, si Marseja në Francë apo Bologna e Genoa në Serinë A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here