Formacionet zyrtare: Liverpool-Crystal Palace

Lideri aktual i Ligës Premier, Liverpool do të jetë nikoqir i Crystal Palce në javën e 23-të.

The Reds do të synojnë të vazhdojnë me fitore për të ruajtur distancën nga ndjekësit.

Në anën tjetër Palace nuk po gëzon formë të qëndrueshme dhe zë pozitën e 14-të në kampionat.

Nga pesë përballjet e fundit mes dy klubeve në Ligën Premier, katër prej tyre i kanë takuar Liverpoolit, ndërsa një herë ka triumfuar Palace.

Tanimë janë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë takim, ku Xherdan Shaqiri do të jetë në bankën rezervë për The Reds.

Formacionet zyrtare:

Liverpool: Alisson, Milner, Matip, Van Dijk, Robertson, Henderson, Fabinho, Keita, Mane, Salah, Firmino.

Crystal Palace:  Speroni, Van Aanholt, Sakho, Tomkins, Wan-Bissaka, Milivojevic, Koyate, McArthur, Townsend, Zaha, Ayew.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here