Kontaktet kanë filluar: Mourinhho rikthehet aty ku arriti suksesin më të madh

Tifozët do të ishin të mahnitur.

Që nga largimi i Mourinhos nga Manchester United, gjërat janë përmirsuar në Old Trafford, ndërsa portugezi nuk po flet për karrierën e tij si trainer dhe për momentin do të punojë si komentator për BeinSports.

E përditshmja spanjolle Don Balon, raporton se Mourinho ka filluar kontaktet me Interin.

Mourinho është ende në zemrat e tifozëve të Interit, pasiqë Special One fitoi tripletën me Neroaxurët.

Ditëve të fundit gjithashtu Mourinho ka deklaruar se skuadra më e fortë që ai ka drejtuar është pikërisht Interi dhe duket se portugezi mund të rikthehet në stolin e Neroaxurëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here