Liverpool vuan ndaj Crystal Palace, Unitedi i Solskjaerit nuk ka të ndalur (VIDEO)

Liverpool ka vuajtur jashtë mase, por në fund ka marrë një fitore të merituar 4-3 ndaj Crystal Palace në Anfield.

Skuadra e Roy Hodgson ia ka bërë jetën ferr vendasve, duke kaluar në avantazh në pjesën e parë, por zgjimi i Mohamed Salah në pjesën e dytë i ka ndëshkuar miqtë.

Mo Salah me dopietën ndaj Palace, ka shënuar 50 gola në 72 ndeshje të Premier League, vetëm Andy Cole (65), Alan Shearer (66) dhe Ruud van Nistelrooy (68) kanë bërë më mirë se egjiptiani.

Crystal Palace është vetëm ekipi i dytë që ka shënuar më shumë se një gol këtë sezon në Anfield, duke treguar se dëmtimet e shumta e kanë gjymtuar Liverpool-in në prapavijë.

Dhe kartoni i kuq i James Milner në fund të sfidës është një tjetër dhimbje koke për Klopp. Goli i dytë i të Kuqve, i shënuar nga Roberto Firmino, është i 1000-ti i shënuar në Anfiled.

 

Manchester United ka marrë fitoren e gjashtë radhazi në Premier pasi ka 2-1 në shtëpi kundër Brighton në javën e 23-të të kampionatit. Pogba (27′) ka zhbllokuar takimin me një penallti të fituar nga vetë ai, ndërsa Marcus Rashford ka dyfishuar për vendasit në të 42-ën.

Ky ka qenë goli i 41-të për sulmuesin anglez në 150 ndeshje me United në të gjitha kompeticionet, që e bën atë golashënuesin më të mirë të “Djajve të Kuq” që nga debutimi i tij me këtë klub.

Brighton ka rihapur ndeshjen në të 72-ën me Gross, por nuk ka arritur të gjejë golin e barazimit.

Kjo fitore e ngjit përkohësisht skuadrën e Solskjaer në vendin e pestë të renditjes, vetëm tri pikë larg Chelsea-t të vendit të katërt që do të luajë në 18:30 kundër Arsenal-it në transfertë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here