Marca zbulon shifrën që Reali do ta paguaj për Hazard

Duket se Eden Hazardit ëndërra do ti bëhet realitet.

E përditshmja spanjolle Marca, raporton se Hazard ka refuzuar rinovimin e kontratës me Chelsea dhe se ka arritur marrëveshje me Realin e Madridit.

Chelsea ndodhet në një situatë të vështirë pasiqë Hazard në verë do të hyjë në vitin e fundit të kontratës dhe blutë do të jenë të detyruar ta shesin atë për 112 milionë euro.

Belgu te Chelsea ka luajtur 327 ndeshje dhe ka shënuar 101 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here