Roma mposht Torinon dhe futet në zonën Champions

Roma ka rrezikuar të shpërdorojë një avantazh 2-0 në ndeshjen e luajtur dhe fituar 3-2 sot kundër Torino-s, e vlefshme për javën e 20-të të Serisë A.

Torino, në fakt, ka arritur të barazojë 2-2 me Rincon (51′) dhe Ansaldi (67′) në pjesën e dytë pasi e para është mbyllur 2-0 në favor të vendasve, që kanë shënuar me Zaniolo (15′) dhe Kolarov (34′, pen).

Mesfushori 19-vjeçar i verdhekuqve, i marrë verën e kaluar nga Inter, është bërë lojtari më i ri me dy realizime në këtë sezon të kampionatit italian të futbollit.

Goli që ka vendosur takimin në favor të Roma-s ka ardhur në minutën e 73-të dhe është realizuar nga “Faraoni” El Shaarawy. Kjo ka qenë fitorja e tretë radhazi në kampionat për ekipin e Di Francesco-s, që është kthyer përkohësisht në zonën Champions duke u ngjitur në vendin e katërt të renditjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here