BOMBË NGA SPANJA: Reali arrin marrëveshje me yllin e Portos

Siç raporton AS, Eder Militao ka arritur marrëveshje me Realin për tu transferuar në Santiago Bernabeu në fund të sezonit.

Militao është njëri nga lojtarët më të kërkuar këtë merkato, pas paraqitjeve të tij fantastike me Porton.

Interesim për Militaon kanë shfaqur Chelsea, Manchester United, Liverpool dhe Roma.

Siç shkruan AS, Militao ka arritur marrëveshje me Realin dhe pritet që t’i bashkohet madrilenëve në fund të sezonit.

Los Blancos janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e Militaos prej 50 miliona eurove.

E përditshmja AS është e afërt me Realin dhe janë të bindur se destinacioni i ardhshëm i portugezit është Santiago Bernabeu.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here