Hodson drejt Bayernit, refuzon rinovimin e kontratës me Chelsea

Callum Hudson-Odoi e shikon të ardhmen e tij te Bayern Munich.

Talenti 18-vjeçar i Chelsea-it mendon se mund të rritet më shpejt si lojtar në radhët e bavarezëve ndaj dhe ka marrë vendimin përfundimtar duke refuzuar edhe ofertën e rinovimit nga “Blutë e Londrës”.

85 mijë paund në javë ishte oferta nga drejtuesit anglez që është kthyer mbrapsht nga sulmuesi i cili ka vlerësuar shumë insistimin nga Bayerni që beson në vlerat e tij.

Për momentin oferta për kartonin e lojtarit është 30 milionë euro dhe është refuzuar nga Chelsea por do të jetë e vështirë që Odoi të qëndrojë duke parë dhe dëshirën e tij për t’u larguar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here