Ibrahimovic zbulon arsyen se përse nuk u rikthye te Milani

Ish sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka zbuluar arsyen se përse nuk u transferua në San Siro gjatë këtij muaji.

Disa muaj më parë ishte spekuluar shumë se Ibra do të rikthehet te Milani, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Në një intervistë për Mundo Deportivon, Zlatan Ibrahimovic ka zbuluar arsyen se përse nuk u rikthye te Milani.

“Prioritet im ishte që të qëndroj te Galaxy, pasiqë mendoj se duhet të jap ende për klubin.

Mënyra se si ne e përfunduam sezonin e kaluar, nuk ishte normale për mua. Nuk patëm sukses dhe kjo nuk është një gjë e mirë për mua. Mendoj se fansat meritojnë më tepër sesa kemi dhënë sezonin e kaluar”, ka thënë Zlatan Ibrahimovic.

LA Galaxy nuk arriti të kualifikohej në Final Four sezonin e kaluar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here