Jo vetëm Barellan, Interi transferon edhe yllin tjetër italian

Rezultati zhgënjyes mbrëmë ndaj Sassuolos, nuk ndryshon planet e Interit për merkaton.

Ausilio dhe Marotta janë duke punuar për merkaton e verës dhe në shënjestrën e tyre janë dy emra të mëdhenj.

Pas takimit me Cagliarin është e qartë se Nicolo Barella është pranë transferimit në Meazza.

Mirëpo Neroaxurët nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq. Siç raporton Corriere dello Sport, Interi do të tentojë transferimin e yllit të Fiorentinës, Federico Chiesa.

Mirëpo transferimi i Chiesa nuk do të jetë i lehtë, pasiqë Fiorentina kërkon 60 milionë euro për shërbimet e tij.

Corriere shkruan se Interi mund të përfshijë në ofertë kartonin e Gagliardini dhe Karamoh.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here