Ronaldo i bën gropën Realit, kërkon te Juventusi dy yjet e Realit

Cristiano Ronaldo pas transferimit në Torino, kërkon që të tërheqë me vete dy lojtarë, që tek Reali nuk po shkojnë shumë mirë me trajnerin Solari.

Ata janë MarCelo dhe ISCO, të cilët janë fiksuar në stol nga tekniku spanjoll dhe nuk po e gjejnë veten tek “Los Blancos”.

Miqësia e Ronaldo me Marçelon është e madhe dhe duket se është dhe e pandashme. Ata lidhen shumë mirë në fushën e lojës dhe jo vetëm. Kështu që Ronaldo ka intensifikuar kontaktet me brazilianin dhe kërkon ta tërheqë me vete në Torino.

Marçelo është vërshëllyer nga tifozët në golin e parë të pësuar nga ekipi i tij dhe duket se nuk ndjen më siç ka ndjerë për atë fanellë.

Nga ana tjetër edhe Isko nuk po kalon një moment të mirë tek Reali dhe kërkon që të lëvizë nga Madridi. Ronaldo me spanjollin kanë një marrëdhënie të mirë dhe skuadra e Juventusit intrigon lojtarin, pasi ka shumë yje në organikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here