E KRYER: Morata transferohet te Atletico Madridi

Aventura e keqe e Alvaro Moratas në Stamford Bridge duket se do të marrë fund.

Chelsea dhe Atletico Madrid thuhet të kenë mbyllur marrëveshjen për transferimin e Moratas në Spanjë.

Transferimi i lojtarit raportohet se do të bëhet për shumën e 48.5 milionë eurove, shumë kjo e konsiderueshme pasur parasysh formën e tij se fundmi.

Besohet se Gonzalo Higuain do të arrijë gjatë këtyre ditëve në Stamford Bridge, fakt ky që i ka mundësuar Moratas rikthimin në klubin e tij të dikurshëm.

Pasi u transferua për 64.4 milionë euro nga Real Madridi, Morata ngeci me formën e tij në Londër, ku ka shënuar vetëm 24 gola në 72 paraqitje, në të gjitha kompeticionet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here