BOMBË NGA SPANJA: Ylli i Realit kërkon transferimin te Juventusi

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Marcelo ia ka bërë të ditur lajmin kryesisë së Mbretërve se dëshiron të transferohet te Juventusi, raporton Ok Diario.

Braziliani dëshiron ribashkimin me Cristiano Ronaldon dhe i ka informuar Madrilenët për dëshirën e tij.

Nëse Juventus më kërkon, atëherë më lejoni të largohem, thuhet ti ketë thënë Marcelo kryesisë.

Marcelo pritet që të qëndrojë në Santiago Bernabeu deri në fund të sezonit dhe pastaj ti bashkohet Biankonerëve.

Juventusi ka rinovuar kontratën me Alex Sandron, por klubet e interesuara për të nuk mungojnë dhe mundësia e largimit të tij nuk përjashtohet.

Reali po përgatit revolucion në skuadër dhe thuhet se mbrojtësi i Real  Betis, Juan Firpo do të jetë zëvendësuesi i Marcelos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here