Interi sfidon Juventusin, Neroaxurët futen në garë për yllin e Realit

Siç raporton Tuttosport, Interi është futur në garë për yllin e Real Madridit, Isco.

Që nga ardhja e Solarit në stolin e Realit, Isco e ka humbur vendin e titullarit dhe nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij nga Bernabeu në fund të sezonit.

Juventus, Arsenal dhe Bayern Munich kanë shfaqur interesim për Iscon, por së fundmi listës i është bashkuar edhe Interi me Beppe Marottan.

Marotta e dëshiron Iscon në Meazza dhe ka filluar të punojë që tani në transferimin e tij.

Sot gjithashtu u raportua se Interi është shumë pranë marrëveshjes me Matteo Darmian, i cili pritej të transferohet te Juventusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here