Zbulohet çmimi i transferimit të De Jong te Barcelona

Barcelona ka arritur marrëveshje me Ajax Amsterdamin për transferimin e mesfushorit Frenkie de Jong.

“Catalunya Radio” dhe “De Telegraaf” raportojnë se klubi nga Camp Nou do të paguajë 90 milionë euro për shërbimet e talentit holandez.

De Jong do të transferohet te Barcelona pas përfundimit të këtij sezoni.

Ylli i Ajaxit konsiderohet si një prej futbollistëve më të talentuar në Evropë dhe së fundmi kërkohej edhe nga klube të tjera të mëdha përfshirë Paris Saint-Germain.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here