De Jong tregon një detaj interesant që ka ndodhur gjatë afatit kalimtar të janarit

Talenti holandez ka arritur dje marrëveshje me kampionët e Spanjës për kalimin e tij në “Camp Nou” dhe për këtë duket shumë i lumtur.

E për të arritur deri tek kjo marrëveshje, Barcelona zhvilloi një luftë të pa kompromis me skuadrën e Paris Saint Germain.

Se situata ishte e komplikuar e konfirmoi edhe vet lojtari, i cili ka thënë se ka biseduar edhe me PSG e edhe me Manchester City.

“Kam biseduar me PSG, po. Telefonova Maxwell për ta lajmëruar se nuk do të bashkohem me ta, gjithashtu i thash se agjenti im ka informuar skuadrën. Kam biseduar edhe me Guardiolan për një kalim të mundshëm tek Manchester City” ka thënë De Jong për “NOS”.

“Barcelona më ka dëshiruar për një kohë të gjatë. Ata u munduan të nënshkruajnë me mua edhe vitin e kaluar, por kishin gjendjen e vështirë financiare dhe nuk mund të shpenzonin shumë” ka thënë tutje Frenkie.

De Jong është lojtari i tretë që Barcelona transferon në këtë afat, duke iu bashkuar emrave të Jeison Murrillo dhe Kevin Prince Boateng.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here