Gazeta gjermane”gozhdon” PSG-në: Ka racizëm institucional në skuadër, dënimi i tyre është skandaloz

Klubi i cili udhëhiqet nga Katari, është vërtetuar të ketë “racizëm institucional”. Për këtë, skuadra është dënuar me 100 mijë euro, e që sipas gazetës gjermane ky është një sinjal nga Ligue 1 që PSG mund të bëjnë çfarë të duan.

Ata e kanë filluar artikullin duke thënë me ironi se pas kumtimit të dënimit, të gjithë po luteshin që ky dënim të reduktohej, dhe shtrojnë pyetjen se a duhet që Neymar tashmë të udhëtoj me metro për në stërvitje.

Për “racizmin institucional” siç shkruan gazeta gjermane, është vërtetuar në dokumentet autentike të PSG-së, ku skautët e tyre kishin identifikuar talentët e rinj në baza të origjinës, duke i ndarë ata në “francez”, “afrikanë me ngjyrë”, “magrebian” dhe “antiles”.

Për këto arsye, drejtuesit e klubit kanë pranuar një dënim prej hiq më shumë se 100 mijë eurove, shifër kjo që në raste mund të vendoset edhe si gjobë parkingu.

Është skandaloze sipas Süddeutsch” që një skuadër që shpenzon 222 milionë në një lojtar, të dënohet me kaq pak para, për një çështje kaq serioze.

Mbetet të shihet nëse UEFA do ta rishqyrtoj këtë çështje dhe të rivendos shumën e dënimit. Kujtojmë se PSG janë nën hetime edhe për Fair Play-in financiar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here