Guardiola tregon pse nuk kanë nënshkruar me Frenkie de Jong

Lojtari dje ka arritur marrëveshje me skuadrën e Barcelonës, duke i dhënë fund të gjitha spekulimeve që e lidhnin me PSG apo Manchester City.

Me 75 milionë të paguara, Barcelona do t’i sigurojë lojtarit edhe një pagë prej 345 mijë eurove në javë.

Edhe pse Manchester City kanë bërë të ditur se janë të qetë për humbjen e De Jong, Guardiola ka dhënë disa komente për transferimin e tij.

Ai ka thënë se situata ndryshon jashtëzakonisht shumë nëse në garë për lojtarin janë Real Madrid apo Barcelona.

“Nëse jeni skuadra e vetme që dëshiron lojtarin, atëherë është e lehtë. Por, nëse doni një lojtar dhe në garë futen Reali dhe Barca, atëherë është shumë e komplikuar” ka thënë Guardiola.

“Normalisht kur janë të përfshira Barcelona dhe Reali, atëherë ti do të humbësh. Duhet të jesh shumë më i shpejtë dhe efikas” ka thënë tutje ish trajneri katalan.

Man City dhe PSG tashmë mbetet të kërkojnë një tjetër lojtar për repartin e mesfushës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here