Juventus transferon mbrojtësin e Premier League, nuk është Darmian

Juventusi është shikuar me kujdes situatën e mbrojtësit danez, Andreas Christensen te Chelsea.

Danezi ka luftuar për të pasur minuta këtë sezon nën drejtimin e menaxherit Maurizio Sarri, por ka qenë gjithmonë zgjidhje e dytë.

Kjo situatë te klubi londinez mund të lejojë lojtarin të largohet këtë muaj nga Stamford Bridge.

Skuadra e interesuara për Christensenin nuk mungojnë dhe danezi pëlqehet shumë sidomos në Serie A.

Sipas gazetës Tuttosport, Juventusi po e monitoron situatën e lojtarit, pasi Christensen ende gëzon një reputacion pozitiv.

Juventusi është i etur për të ulur mesataren e viteve të mbrojtjes së tyre dhe e shohin mbrojtësin e Danimarkës si një zgjidhje ideale.

Bardhezinjtë janë gjithashtu të vendosur për të shitur Medhi Benatia dhe mund të nënshkruajnë Christensen si zëvendësim.

Për mbrojtësin danez interesim kanë shprehur edhe dy skuadra tjera italiane, Milani dhe Roma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here