Majlinda në finale, vetëm një hap larg medaljes së artë në Tel Aviv

Kosovarja ka prekur finalen e Grand Prixit që po mbahet atje, duke triumfuar ndaj rumunes Andreea Chitu, me IPPON.

Para këtij dueli, Majlinda u tregua e suksesshme ndaj garues Zvicerane, Fabienne Kocher, të cilën e mposhti  poashtu me IPPON.

Në finale, “dardanja” do të përballet me garuesen vendase, Gili Cohen, ku presim që të shënojë fitore.

Kjo do të jetë medalja e parë për Majlinda Kelmendin këtë vit kalendarik, qoftë ajo e artë apo e argjendtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here