Ylli i Southampton pranë transferimit te Interi

Mbrojtësi i djathtë i Southampton dhe Portugalisë, Cedric Soares, raportohet të jetë pranë Inter.

Sipas Gianluca Di Marzio, bisedimet kanë ecur mirë gjatë ditëve të fundit dhe ndjesia është tepër pozitive.

Inter mund ta finalizojë transferimin në formë huazimi me opsion për blerje përfundimtare në fund të sezonit.

27-vjeçari ka bërë 22 paraqitje me Southampton këtë sezon, por një dëmtim muskulor ka bërë që ai të humbasë vendin e tij teksa trajneri ka preferuar Yan Valery.

Gjithsesi, ai ishte pjesë e Portugalisë kampione Europëe në vitin 2016 dhe pritet të zëvendësojë Sime Vrsaljko, i cili mund të rikthehet te Atletico Madrid pas shumë problemeve me dëmtimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here