Zhdukja e Sala, mbyllen kërkimet e aeroplanit

Autoritetet e kanë konfirmuar se kërkimi për aeroplanin e zhdukur që mbante sulmuesin e Cardiff Cityt, Emiliano Sala, janë mbyllur, pa pasur një rezultat. 

Aeroplani që mbante sulmuesin që u nis nga Nantes u zhduk të hënën, duke humbur kontaktin me kontrollin e trafikut ajror, pranë rreth tetë milje në veri perëndim të Guernsey në kanalin anglez.

Ekipi i kërkimit u mblodh edhe të enjten në mëngjes, por u mbyllën pasditen pasi zyrtarët mendojnë se janë shteruar opsionet e tyre.

“Ekipi im sapo është takuar për të shqyrtuar operacionin e kërkim-shpëtimit i cili ka filluar që kur aeroplani u zhduk të hënën”.

“Megjithë përpjekjet më të mira nga ajri dhe kërkimit në Ishujt Channel, mes Britanisë së Madhe dhe Francës, në një sipërfaqe prej përafërsisht 1.700 milje – me një sasi të konsiderueshme të saj të kontrolluar më shumë se një herë – dhe duke ekzaminuar të dhënat e telefonit celular dhe imazhet satelitore, ne nuk kemi qenë në gjendje të gjejmë ndonjë gjurmë të avionit, pilotit apo pasagjerit”.

“Ka pasur mbi 24 orë kërkime të vazhdueshme, me 80 orë fluturim me tre aeroplanë dhe pesë helikopterë. Gjithashtu janë përfshirë dy anije shpëtimi, si dhe ndihma nga anijet e kalimit të ndryshme dhe anijet e peshkimit”.

“Ne shqyrtuam të gjitha informacionin e disponueshme dhe kemi marrë vendimin e vështirë për t’i dhënë fund kërkimeve”.

“Shanset e mbijetesës në këtë fazë janë jashtëzakonisht të vogla”.

“Të afërmit e tyre janë informuar për këtë zhvillim dhe mendimet e mia shkojnë tek familja e pilotit dhe pasagjerëve në këtë kohë më të vështirë”.

“Kjo ka qenë një kërkim shumë i plotë dhe i gjerë, i koordinuar nga Qendra e Kontrollit të Shërbimeve të Përbashkëta të Emergjencave me bazë në Guernsey dhe ka parë bashkëpunim shembullor nga të gjitha vendet e përfshira, për të cilat dëshiroj të falënderoj personalisht”, ka thënë David Barker.

Lojtari i Cardiff Cityt u kthye në Nantes që të përshëndetet me ish- bashkëlojtarët, por që në kthim aeroplani i tij u zhduk.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here