Benatia largohet nga Juventusi, Biankonerët gjejnë menjëherë zëvendësuesin e tij

Mehdi Benatia duket shumë pranë largimit, pasi mbrojtësi maroken ka kërkuar të lërë Juventusin, sepse te bardhezinjtë nuk arrin të gjejë hapësirat e duhura për të luajtur në formacion.

Me një dyshe si Bonucci-Chiellini, por edhe me një futbollist si Rugani në stol, marokeni ka luajtur shumë pak dhe është i bindur të lërë Torinon që në muajin janar.

Oferta e skuadrës Al Duhail nga Katari, duket më bindësja deri tani, pasi ata janë gati të paguajnë 8 milionë euro menjëherë për Benatia dhe 6 të tjera në formë bonusi në lidhje me paraqitjet.

Nga ana tjetër klubi bardhezi nuk ka humbur kohë për të gjetur zëvendësuesin e Benatia dhe ka kontaktuar menjëherë uruguaianin Martin Caceres, i cili aktualisht është pjesë e Lazios.

Për të rikthyer Caceres në Torino, bardhezinjtë kanë gjetur akordin me Lazion, për shumën e 600 mijë eurove dhe marrëveshja pritet të mbyllet pas kësaj fundjave, kur Juve të përballet me kryeqytetasit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here