Bayerni godet përsëri: Bavarezët kanë gati ofertën për talentin e Premier League

Munchen nuk ka hequr dorë nga talenti Callum Hudson-Odoi dhe ka përgatitur një ofertë të re për ta paraqitur te Chelsea.

Do jenë plot 45 milionë euro që do i vihen në tavolinë “Bluve” të Londës, duke parë që vullneti i lojtarit është të shkojë në Gjermani.

Konkurrenca për Bayern vjen nga Leipzig, të cilët i kanë ofruar 23 milionë paund londinezëve, me opsionin për ta riblerë sërish.

Gjithsesi Chelsea nuk dëshiron ta humbasë 18-vjeçarin dhe i ka premtuar pagë prej 1.7 milion puna në sezon.

Por, vullneti i lojtarit është për t’u larguar pasi nuk ka patur minutat e duhura në dispozicion (61 minuta në Premier League) dhe një ofertë konkrete nga Bayern do ishte një mundësi reale për të firmosur me bavarezët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here