City nuk ka të ndalur, Qytetarët fitojnë me manita ndaj Burnley në FA Cup

Manchester City ka fituar 5-0 ndaj Burnley në 1/16-at e FA Cup. Skuadra e Pep Guardiola-s e ka bërë ekipin e Sean Dyche të duket si një skuadër të kategorisë së tretë. 

Megjithëse trajneri i Qytetarëve ka lënë pushim gjysmën e titullarëve si Aguero, Sterling dhe Sane, kualiteti që ka skuadra e City-t ishte i papërballueshëm për Burnley.

Pas golit të Gabriel Jesus në pjesën e parë, Bernardo Silva, De Bruyne, dhe Aguero kanë fundosur miqtë pas pushimit, ndërsa një nga golat ka qenë një autogol i Long.

Jesus ka shënuar tetë gola në të gjithë kompeticionet në vitin 2019, dyfishin e çdo lojtari tjetër të Premier League.

Ndërsa goli i Kevin De Bruyne është shënuar nga jashtë zonës, i 10-ti që nga starti i sezonit të kaluar, më shumë se çdo lojtar tjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here