Dështon transferimi i Moratas te Atletico, kjo është arsyeja…

Atëherë kur pritej që transferimi i sulmuesit spanjoll Alvaro Morata nga Chelsea tek Atletico Madrid të zyrtarizohej me mirëkuptimin dhe pëlqimin e të gjithëve ka ardhur befasia.

Tifozët e skuadrës “colchoneros” nuk kanë qenë dakord për këtë transferim dhe këtë mospëlqim e kanë manifestuar gjatë ndeshjes së sotme në La Liga, ku Atletico fitoi 2-0 ndaj Getafe.

Tifozët e Atletico nuk janë dakord me transferimin e sulmuesit 26-vjeçar, për shkak të faktit se Morata, e nisi karrierën te ky ekip me moshat, por më pas kaloi te rivalët e Real Madrid. Ata nuk e kanë falur lojtarin për këtë tradhëti, referuar edhe faktit se sulmuesi ka bërë disa deklarata jo fort të pëlqyeshme kur luante me skuadrën “merengues”.

Gjatë ndeshjes së sotme të Atletico në stadiumin “Wanda Metropolitano” nuk kanë munguar edhe disa kore të tifozëve kundër transferimit të Alvaro Morata. “Nuk duam Morata, por Borja Garces”, këndonin tifozët, që duket se preferojnë më mirë sulmuesin 19-vjeçar të ekipit të të rinjve se sa Morata. Garces debutoi në La Liga në shtator me fanellën e Atletico, duke shënuar edhe gol.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here