Hazard e befason Real Madridin, pritet të vazhdojë me Chelsean

Eden Hazard mund ta vazhdojë kontratën me Chelsean me këtë përfunduar ky sezon.

Sipas Bleacher Report, ylli belg nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të kaluar te Real Madridi, por ende nuk ka diçka konkrete.

Hazard e do kalimin te madrilenët, mirëpo nëse këta të fundit dështojnë ta ofrojnë shumë që e kërkon Chelsea, atëherë do ta vazhdojë kontratën me blutë.

Belgu është lojtari më i rëndësishëm i skuadrës londineze, andaj këta të fundit i duan së paku 150 milionë euro nga shitja e tij, gjersa kontrata e tij skadon në verën e vitit 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here