Perisic drejt largimit, Interi gjen zëvendësuesin e tij

Në proçes evoluimi çështja e kroatit Ivan Perisic tek zikaltërit ashtu siç në të vërtetë përkon të jetë gjithë reparti i sulmuesve të krahut tek Interi.

Duke e njohur në detaje lojtarin 29-vjeçar sigurisht që drejtuesit e Interit dinë tashmë dhe atë çka bluan ai ne mëndje, dhe tashmë që Perisic  edhe është artikuluar në këtë drejtim duke shprehur dëshirën e tij për një aventurë të re drejt Premier Leagues, situata është krejtisht e qartë.

Ndaj meqë letrat tashmë janë të hapura nëse për Perisic do të mbrrinte ndonjë ofertë e vlefshme nga Britania ose thënë hapur një shifër prej 35-40 milionë eurove tratativat do të kishin mënjeherë aprovimin e drejtuesve të Interit, por përveç ofertës së Atletico Madridit ende nuk ka asgjë zyrtare nga klubet e Premier League, për këtë arsye gjendja e Interit dhe Perisic për momentin paraqitet në standby.

Sikundër raportojnë mediat italiane Spalletti është duke vlerësuar hipotezën e aktivizimit nga minuta e parë të Candrevas një tjetër emër që projektohet drejt largimit. Gjithsesi, Interi nuk është i papërgatitur, duke menduar për profile të tjera si ai i argjentinasit De Paul, gjithashtu Interi studion rastin e Ferreira Carrascos, ish lojtar i Atletico Madrid që angazhohet në Kinë. Belgu pëlqehet shumë tek Interi dhe i vetmi problem është paga e tij prej 10 milionë eurosh në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here