Zbulohen prapaskenat: Messi e bindi de Jongun nëpërmjet telefonit që të transferohet te Barcelona (VIDEO)

Babi i Frenkie de Jong, ka zbuluar se Lionel Messi e kishte kontaktuar atë për ta bindur që ta transferohet te Barcelona.

“Lionel Messi e kontaktoi personalisht Frenkien në telefon. Ishte e vështirë, pasiqë Messi nuk flet anglisht”, ka thënë babai i de Jong.

Telefonata e Messit ishte e rëndësishme në vendimin e holandezit për t’u transferuar te Barcelona, pasiqë de Jong kishte vendosur që të transferohej te PSG.

Frenkie njihej si një admirues i Messit dhe telefonata e argjentinasit ishte një ëndërr e bërë realitet për holandezin.

22 vjeçari pritet që ti bashkohet Barcelonës në fund të sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here