Formacionet zyrtare: Lazio-Juventus

Lazio dhe Juventusi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Zonja e Vjetër është mysafire e Lazios në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Serie A, e cila zhvillohet nga ora 20:30 në Olimpico.

Skuadra e Massimiliano Allegrit nuk di për humbje në këtë sezon dhe synon ta vazhdojë këtë serie edhe në këtë udhëtim te Lazio.

Në anën tjetër, vendasit e Lazios nuk dinë për fitore në dy ndeshjet e fundit në kampionat dhe shpresojnë t’i kthehet tri pikëve pikërisht në këtë derbi.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme,  ku te vendasit gjendet edhe portieri shqiptar, Thomas Strakosha.

LazioStrakosha; Bastos, Wallace, Radu; Parolo, Luis Alberto, Leiva, Milinkovic-Savic, Lulic; Correa, Immobile.

Juventus:  Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Rugani, Alex Sandro; Emre Can, Matuidi, Bentancur; Douglas Costa, Dybala, Ronaldo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here