Jo vetëm Messi edhe Neymar i kishte shkruar de Jong që të transferohet te Barcelona

Frenkie de Jong zgjodhi Barcelona-n dhe refuzoi Paris Saint-Germain-in. 

Një goditje e madhe në merkato për spanjollët, të cilët kanë siguruar shërbimet e një prej mesfushorëve më premtues në qarkullim. Dhe, sipas “AS”, zgjedhja e holandezit është ndikuar nga Neymar.

Braziliani, në  fakt, është ankuar për nivelin e ulët të kampionatit francez në mesazhet e shumta që i ka dërguar ish-shokëve të skuadrës te Barcelona në Whatsapp, duke shtuar se ishte penduar për largimin nga Spanja.

Këto mesazhe, gjithmonë sipas “AS”, duket se janë  përdorur nga katalanasit për të bindur De Jong që të pranonte transferimin në Katalonjë dhe të refuzonte PSG-në.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here