Monchi thumbon Paraticin: Zaniolo-Juve? Fabio po luan fantasy football

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, në një intervistë për Sky Sport Italia, ka thumbuar rëndë drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici.

Sot u publikua një lajm bombastik nga mediat italiane, ku thuhej se Paratici kishte harruar planet e tij për merkato në një restoran dhe në të ishin emrat dhe objektivat që Juventusi dëshiron të transferojë.

Në fletoren e Paraticit shkruhej se Juventusi do të tentojë transferimin e yllit të Romës, Zaniolo për 40 milionë euro.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Monchit, i cili ka thumbuar rëndë Paraticin.

“Unë mendoj se Paratici po luan fantasy football. Zaniolo është lojtarë i Romës dhe ka bërë vetëm 15 paraqitje, por në të ardhmen ai do të bëhet një lojtarë i madh”, ka thënë Monchi.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here