Xhaka përplaset me fansat e Arsenalit pas eleminimit në FA Cup (VIDEO)

Granit Xhaka është vënë në qendër të kritikave nga shumë tifozë të Arsenalit që nga kalimi i tij në Premier League.

Edhe në ndeshjen kundër Manchester United për FA Cup, në të cilën u eliminuan me rezultatin 3-1, Xhaka ishte ndër lojtarët më të dobët.

Në momentin kur ka qenë duke u larguar nga stadiumi, i shoqëruar edhe nga e fejuara e tij Leonita, është ndaluar nga disa tifozë të xhindosur me lojën e tij.

Teksa dëgjohet një tifoz që bërtet, madje edhe e shan, Xhaka i kthehet duke i thënë tri herë: Mbylle gojën, më pas mbyll xhamin e makinës dhe largohet. Megjithatë, në turmë dëgjohet edhe fansa që i shprehin dashurinë për të: Ne të duam ty Xhaka.

Në video duket qartë se Xhaka nuk i ka kapërdirë fjalët e tifozëve dhe largohet tërë nerva, por i pafuqishëm për të bërë diçka më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here