Barcelona prish planet e Milanit, Katalanasit futen në garë për Tielemans

Barcelona është skuadra e fundit që ka shfaqur interesim për mesfushorin e Monacos, Youri Tielemans.

Mediat belge bëjnë të ditur se Barcelona është skuadra e fundit që është futur në garë për Tielemans.

21-vjeçari po has probleme te Monaco këtë sezon dhe është i gatshëm që të largohet nga Franca, ndërsa interesim të madh për të kanë shfaqur Milani dhe Manchester United.

Tielemans ka shënuar 5 gola në 20 ndeshje dhe ishte njëri nga lojtarët kyç për medaljen e bronzit me Belgjikën në Botërorin e Rusisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here