Paratici surprizon të gjithë: Transferon një lojtarë nga Irani

Në pritje të zyrtarizimit të blerjes së vetme të vërtetë të Juventus-it në këtë merkato të janarit, Martin Caceres, drejtori Paratici është gati të bëjë një tjetër lëvizje surprizë, edhe pse ka shumë mundësi që të jetë një operacion për ekipin Under 23 të bardhezinjve, të paktën fillimisht. 

Bëhet fjalë për Mhanad Ali, sulmuesi i ri i Irakut dhe i Al-Shorta, që këto javë ka tërhequr vëmendjen gjatë Kupës së Azisë. Paratici ka mbetur i magjepsur dhe kërkon ta marrë menjëherë në Itali, sipas “Tuttosport”.

18-vjeçari ka shënuar dy gola dhe ka treguar aftësi të larta teknike në Kupën e Azisë. Ai mund të luajë si sulmues i parë, por pa hequr dorë nga lëvizjet dhe teknika që karakterizon një fantazist. Për lojtarin interesohen edhe Dortmund me Galatasaray, por Juventus po kërkon t’i nxjerrë jashtë loje duke përshpejtuar operacionin.

Bardhezinjtë, gjithmonë sipas “Tuttosport”, janë të gatshëm të paguajnë 2 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here