Perisic drejt largimit, Zanetti ka gjetur zëvendësuesin e kroatit

Rodrigo De Paul do zbarkojë menjëherë në Milano nëse një ofertë konkrete vjen në drejtim të Ivan Perisic.

Sulmuesi kroat ka kërkuar largimin dhe kjo u pa edhe në ndeshjen ndaj Torinos, të cilin Spalletti e la në stol.

Beppe Marotta konfirmoi se Perisic dëshiron të largohet, por bëri të qartë se për të duhet të vijë një ofertë me para kesh që ta lënë të lirë. Duke parë këtë situatë zv. Presidenti, Javier Zanetti është vënë në lëvizje për të filluar kontantet me sulmuesin e Udinises.

De Paul është lojtari më i mirë i bardhezinjëve dhe nuk do jetë një operacion i thjeshtë. Megjithatë, me paratë që mund të sigurojnë nga shitja e Perisic, gjithçka bëhet e thjeshtë dhe argjentinasi mbërrin që në këtë merkato në shtëpinë zikaltër.

Zanetti ka biseduar me lojtarin personalisht dhe ka marrë konfirmimin e tij. Kjo lëvizje i paraprin çdo lloj situate që do pasojë me të ardhmen e 29-vjeçarit kroat. Nëse në drejtim të tij nuk vjen një ofertë e duhur, atëherë De Paul do të prenotohet për në verë, atëherë kur gjërat do të jenë më të shkoqitura.

Ndërkohë Marotta ka pranuar se është bërë një sondazh për Yannick Carrasco, por vetëm kaq. 24-vjeçari argjentinas preferohet para belgut, si nga mosha, ashtu edhe njohja që ka me kampionatin italian.

Këtë sezon De Paul ka luajtur 20 ndeshje në Serinë A, të gjitha si titullar dhe ka shënuar 6 gola. Sezonin e kaluar ka zhvilluar 37 ndeshje me Udinesen, në të cilat shënoi 4 gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here