Probleme për Allegrin: Ja sa pritet të mungojë Bonucci

Leonardo Bonucci la fushën e lojës gjatë sfidës me Lazion për shkak të një dëmtimi dhe tashmë u është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, për të përcaktuar edhe diagnozën e saktë.

Bëhet fjalë për një shembje në kaviljen e djathtë, ndërsa paraprakisht mjekët bardhezi parashikojnë një kohë rikuperimi prej rreth 30 ditësh.

Synimi është që Bonucci të vihet në dispozicion për sfidën e parë të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, atë të 20 Shkurtit kundër Atletico Madridit në “Wanda Metropolitana”, ndonëse nuk ka shumë optimizëm për t’ia dalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here