Ronaldo hyn në historinë e Serie A, ja çfarë ka bërë CR7 në 8 ndeshje rradhazi

Fitorja me përmbysje kundër Lazios në “Olimpico” shërbeu që bardhezinjtë e Allegrit ta shohin veten +11 pikë distancë nga Napoli i vendit të dytë, në renditjen aktuale të Serie A.

Juventusi vazhdon “t’i bluajë pikët” në një sezon, në të cilin duket i pandalshëm, me transfertën e së dielës mbrëma, që iu mundësoi kampionëve italianë të rishkruajnë disa rekorde.

Me golin nga penalltia, që i dha suksesin Juventusit, Cristiano Ronaldo ka shënuar në tetë ndeshje të njëpasnjëshme larg fushe, në Serie A. Portugezi ishte i pari që e arriti këtë rekord, ndërsa goli i tij ndaj Lazios u dha fitoren të tijve.

Për ish-lojtarin e Real Madridit ky ishte goli i 15-të në 21 ndeshje të Serie A, ose i 17-ti në 28 ndeshje në total me fanellën e Juventusit, numra të cilëve, gjithashtu, u ka shtuar 8 asiste në këtë sezon.

Kundër Lazios, bardhezinjtë arritën ndeshjen e 29-të radhazi me të paktën një gol të shënuar. “Zonja e Vjetër” ka shënuar 54 gola në Serie A, Champions, Kupën e Italisë dhe Superkupë, në këtë edicion.

Një tjetër shifër “monstruoze”, që i lejon të besuarit e Massimiliano Allegrittë arrijnë një rekord të mbajtur nga Juventusi i sezonit 1957-1958, i udhëhequr nga treshja Boniperti-Charles-Sivori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here