Ylli i Ajax dëshiron transferimin te Barcelona, Raiola e bind atë që t’i bashkohet Juventusit

Barcelona siguroi shërbimet e de Jong, por duket se Blaugranët do ta transferojnë edhe yllin tjetër të Ajax, Matthijs de Ligt.

Holandezi dëshiron të transferohet në Nou Camp, mirëpo agjenti i tij, Mino Raiola mendon se Juventusi do të ishte zgjedhja më e mirë për të.

Raiola mendon se Torino është ambienti i duhur për të arritur në karrierë.

Mundo Deportivo, shkruan se futbollistët e ndëgjojnë gjithmonë fjalën e Raiolës dhe se de Ligt do të transferohet te Juventusi.

Barcelona nuk ka marrëdhënie të mira me Raiolën që nga koha e Ibrahimovic, ndërsa të dy klubet janë të gatshmë të ofrojnë nga 50 milionë euro dhe mbetet ta shohim se cilën skuadër do ta zgjedhë de Ligt.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here