Zyrtare: Morata nënshkruan me Atleticon e Madridit

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata është lojtari më i ri i Atletico Madridit.

Klubi spanjoll ka njoftuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me Chelsean për huazimin e sulmuesit Morata.

“Atletico Madrid ka arritur marrëveshje me Chelsean për huazimin e 26-vjeçarit për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe për sezonin e ardhshëm”.

“Sulmuesi ka nënshkruar kontratë pas kalimit të testeve mjekësore gjatë të dielës”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.

Ndryshe, ky është një rikthim për Moratan te Atletico, pasi spanjolli është lojtar që ka kaluar kohë në ekipet e moshave.

Te Atletico besojnë se e kanë gjetur profilin e duhur të golashënuesit, pasi sipas tyre këtë e ka treguar në shumë liga evropiane.

Morata ka luajtur në La Liga me Real Madridin, në Ligën Premier me Chelsean dhe në Serie A me Juventusin, ku në total ka shënuar 82 gola dhe 37 asistime me këto klube.

26-vjeçari gjithashtu është një reprezentues i rregullt i Kombëtares së Spanjës, ku ka 27 paraqitje dhe 13 gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here