Forma e jashtëzakonshme me klubin, Mançini rikthen në kombëtare 36-vjeçarin

Fabio Kuarjarela po kalon një moment magjik në karrierën e tij. Edhe pse 36 vjeç, “Mr dreamgoal”, ashtu siç thërritet nga tifozët për shkak të golave të bukur që realizon, ka marrë një ftesë nga trajneri i kombëtares së Italisë, Roberto Mançini.

Ai deri më tani ka shënuar 16 gola në kampionat duke udhëhequr me 1 gol më shumë se Kristiano Ronaldo listën e golashënuesve në Itali.

Kuarjarela rikthehet në kombëtare pas 4 vitesh mungesë, hera e tij e fundit ka qenë në 2015, kur kombëtarja drejtohej nga Konte. Sulmuesi numëron 25 paraqitje me Italinë, duke realizuar edhe 7 herë. “Axurrët” po përgatiten për ndeshjet e marsit në kundër Finlandës dhe Liteshteinit, në kuadër të Euro 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here