Formacionet zyrtare: Bournemouth-Chelsea

Chelsea luan si mysafir i Bournemouthit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24 në Ligën Premier.

Blutë mbajnë vendin e katërt në tabelë me 47 pikë, aq sa i ka edhe Arsenali në vend të pestë (pas fitores së arritur kundër Cardiff Cityt).

Manchester Unitedi që po ashtu është në garë për pozitën e katërt, ka mbetur dy pikë prapa. Për këtë arsye, Chelsea do të tentojë pikët maksimale në këtë takim.

Bournemouthi është në vend të 12-të në tabelë me 30 pikë dhe është larg zonës së rrezikut (me 11 pikë diferencë).

Trajnerët Eddie Howe dhe Maurizio Sarri i kanë gati skuadrat e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Bournemouthit: Boruc, Clyne, Cook, Ake, Smith, Surman, Gosling, Stanislas, Fraser, Brooks, King.

Formacioni startues i Chelseat:Kepa, Azpilicueta, David Luiz, Rudiger, Emerson, Kante, Jorginho, Kovacic, Pedro, Higuain, Hazard.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here