Gatuzo përkëdhel Piatek: E dija që kishim blerë një snajper

Xhenaro Gatuzo gjen jo vetëm një bomber, por edhe një sulmues, i cili me shpirtin luftarak që tregoi kundër mbrojtjes së Napolit, duket se i kujton paksa edhe veten, sepse kishte kohë që në “San Siro” nuk shihej një sulmues me këtë vullnet dhe forcë fizike, me të cilën trembi edhe një gjigant si Kulibali:

“Pikësëpari, dua të falënderoj skuadrën për ndeshjen perfekte që bënë në mbrojtje, sepse ishim gati perfektë, ndërsa për sa i përket Piontekut, e dija që në fillim se kishim blerë një snajper. Madje, golin e dytë e shpiku nga hiçi, në një aksion ku tregoi perfeksion në stopim, forcë fizike dhe koordinim perfekt. Ishte thjesht madhështor, por më pëlqeu akoma më shumë teksa e shihje të luftonte me forcë, trup më trup me një si Kulibalia, që pak kanë shansin ta mposhtin në duelin një kundër një. Ishte një kualifikim i merituar, një ndeshje e madhe, përballë një skuadre të madhe.

Çelësi i fitores? Analizimi i ndeshjes, kompaktësia mes reparteve, por edhe një paraqitja fantastike e Bakajokos që frenoi çdo top në mesfushë, ashtu sikurse puna e dy mbrojtësve të krahut, që dhanë freski. Madje, në pjesën e dytë për këtë i ndërrova, sepse aty në ato pozicione bllokuam lojën e Napolit. Nëse luajmë siç bëmë këtë natë, atëherë mund t’i bëjmë keq kujtdo, – vazhdon Gatuzo, që gjithsesi kërkon të ulë euforinë.

– Objektivin e mbrëmjes e arritëm, jemi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, por nuk duam që të kënaqemi me kaq. Tani, duhet të fokusohemi te Roma, ndeshje për të cilën kam nisur të mendoj që pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit. Me këtë eufori, me këtë lojë që bëmë kundër Napolit dhe me këtë Piontek që tërheq edhe me eufori skuadrën, edhe ndaj Romës mund të bëjmë një ndeshje të madhe”, përfundoi trajneri i Milanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here