Messi vendos: Ja se çfarë do të bëjë me Argjentinën

Leo Messi, ylli i Barcelonës, do të kthehet në ekipin kombëtar të Argjentinës në mars, për dy ndeshjet miqësore të planifikuara në këtë muaj.

Sipas katalanases “Sport”, ai e ka dhënë tashmë miratimin për t’u kthyer tek Albiceleste, ku mungon prej eliminimit në Kupën e Botës së Rusisë, verën e kaluar. Kapiteni i ka thënë trajnerit Lionel Scaloni se dëshiron të kthehet për të përfaqësuar vendin e tij, me ëndrrën për të fituar një titull.

“10” do të thirret për miqësoret kundër Venezuelës, më 22 mars, dhe Marokut, më 26 mars. Kuptohet, nëse nuk ka probleme fizike e lëndimesh. Këto do të jenë testet e fundit të këtij lloji për kombëtaren argjentinase, para se të ballafaqohet me rivalët e përcaktuar tashmë në grup, në “Copa América”, në Brazil.

Ky rikthim do t’iu japë fund më shumë se 214 ditëve mungesë të Messit në kombëtaren e vendit të tij. As trajneri Scaloni, as Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) nuk kanë konfirmuar zyrtarisht kthimin e Leo Messit në ekipin kombëtar, por nuk do të ketë diçka të tillë, siç është rënë dakord nga ylli i Barcelonës me trajnerin dhe presidentin.

Ata, thjesht do të njoftojë thirrjen e kapitenit, kur trajneri të publikojë listën e lojtarëve të përzgjedhur për ndeshjet miqësore. Ylli nga Rosario ndjen se ka fuqinë të provojë përsëri ëndrrën e tij të madhe: të fitojë një titull me Kombëtaren Argjentinase.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here