Reali ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas: Sulmuesi serb drejt Madridit

Sulmuesi serb i Eintracht Frankfurt, Luka Jovic është në shënjestrën e Real Madridit, raporton AS.

E përditshmja spanjolle, shkruan se Mbretërit e cilësojnë Jovic si zëvendësuesin e Karim Benzema.

21-vjeçari ka shënuar 18 gola 25 ndeshje të luajtura këtë sezon. Jovic është nën pronësinë e Benficas, mirëpo Frankfurti mund ta blejë kartonin e tij për 23 milionë euro dhe sipas të gjitha gjasave do ta bëjnë një gjë të tillë.

Jovic vlerësohet 40-50 milionë euro, shifër kjo që nuk është aspak problematike për Realin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here