Interi do të ndërtojë një skuadër për t’i dhënë fund dominimit të Juventusit

Interi e ka mbyllur me merkaton e janarit dhe Neroaxurët kanë filluar të punojnë për merkaton e verës për të ndërtuar një skuadër që do t’i japë fund dominimit të Juventusit në Itali.

Neroaxurët kanë siguruar shërbimet e Diego Godin, ndërsa pritet që ta angazhojnë edhe Mateo Darmian.

Gjithashtu shënjestra më e madhe e Interit, mbetet Niolo Barella. Përveç Barellas në Meazza pritet të transferohet edhe ylli i Fiorentinës, Federico Chiesa.

Në këtë mënyrë Interi do të tentojë të krijojë një skuadër të hekurt që do t’i jipte fund dominimit të Juves.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here