Eleminimi nga Kupa e Italisë: Nisin dyshimet e para te Juventusi për Ronaldon

Eleminimi i Juventusit nga Kupa e Italisë ka bërë që të lindin dyshimet e para mbi Zonjën e Vjetër që e kishte fituar statusin e të pamposhturës, të cilën nuk mundi dot ta shpëtonte nga ky eleminim as porgutezi Cristiano Ronaldo.

Në të vërtetë rendimenti i sulmuesit 33-vjeçar që e nisi sezonin me këmbën e mbarë për shkak të statusit të tij do të kalohet gjithmonë në sitë, duke u analizuar në detaje si për mirë ashtu dhe për keq.

Në këtë kontekst nuk mund të injorohet edhe rënia e portugezit në 5 takimet e fundit me bardhezinjtë. Sipas mediave italiane që pas ndërrimit të viteve Cristiano Ronaldo po shfaqet gjithnjë e me shumë tokësor, larg imazhit të tij prej fenomeni, në të vërtetë rendimenti i treguar nga portugezi deri më tani për çdo lojtar tjetër do kondiderohej tërësisht i pranueshëm, por jo për një të kalibrit të tij.

Jo vetëm që Cristiano konsiderohet si ylli i klubit torinez por njëherazi pritëshmritë për të janë të mëdha duke qënë se ai u projektua si lojtari që do t’i jepte Juventusit shtysën që i nevojitet drej objetkivit të Championsit.

Ndaj në Itali kanë lindur tashmë dyshimet nëse e ka ai realisht forcën e liderit që merr përsipër të drejtojë organikën e Allegrit drejt suksesit madhor. Kritikët bazohen edhe tek statistiktat, pasi në katër sezonet e fundit tek Reali ai shënonte një mesatare prej 1,2 deri në 1,5 përqind probalitet për të shënuar gol në çdo takim ndërkohë që tashmë kjo mesatare ka rënë në 1 përqind. Njëherazi edhe prania e tij dhe prekja e topit në atë zonë ka rënë nga 9.3 përqind në 6.5 përqind me Juventusin. Akoma më alarmante janë statistikat e tij për ndeshjet që bardhezinjtë kanë zhvilluar në shtëpi.

Në 11 takimet e Serisë A që janë zhvilluar në Allianz Stadium, Cristiano e ka prekur portën kundërshtare vetëm katër herë edhe pse kjo nuk e ka penguar Juventusin ti fitojë të gjitha takimet në shtëpi. Ndërkohë në transfertë historia ndryshon ka shënuar 8 gola në dhjetë takime. Për këtë pjesë të dytë të sezonit Ronaldo numëron vetëm dy gola në 5 takime. Shifra që lenë vend edhe për  dyshime por që do të fashiteshin tërësisht në rast të një fitorje historike në Champions, që do të bënte këtë sezon të paharueushëm për klubin torinez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here