Milani kishte në dorë një tjetër yll, por transferimi dështoi për shkak të…

Milani ishte klubi më aktiv në merkaton e janarit duke shpenzuar 70 milionë euro.

Rosonerët transferuan Paquetan dhe Piatekun, por kryesia dëshironte që ta transferonte edhe një sulmues krahu.

Milani ishte në bisedime me Deolofeun dhe Carrascon, por pas dështimit me ata, Rosonerët piketuan yllin e Nice, Allan Saint-Maximin.

Allan kishte arritur marrëveshje me Milanin dhe kishte kërkuar nga klubi që ta shesin, por Nice kishte bllokuar transferimin në momentet e fundit.

Arsyeja për këtë ka qenë traineri i Nice, Patrick Vieira ka kërcënuar kryesinë e klubit se do të japë dorëheqje në rast se e shesin Allanin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here