United dhe City në garë për yllin e Juventusit

Merkatoja e janarit sapo ka përfunduar, ndërsa klube kanë filluar planet e tyre për merkaton e verës.

Mediat angleze raportojnë se Manchester United dhe City janë të interesuara për shërbimet e yllit të Juventus, Douglas Costa.

Costa e ka humbur vendin e titullarit te Juventusi dhe në 23 ndeshje ka shënuar vetëm një gol.

Braziliani nuk është i kënaqur me statusin e tij në Torino dhe është i gatshëm për sfida të reja.

Klubet nga Manchesteri do të garojnë për firmën e tij në merkaton e verës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here